Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar të LSDM-së, Bojan Mariçiq sot u takua me ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristijan Timonie.
Në takim u bisedua në shumë tema aktuale, si procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, zbatimi i reformave, por edhe situata aktuale politike dhe puna e Qeverisë kalimtare e obliguar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në muajin prill.
Duke u përqendruar në temat lidhur me zgjedhjet, Zaev theksoi se tani kur opozita ka përfaqësues në Qeveri, është e nevojshme të gjithë të ndërmarrin përgjegjësi jo vetëm për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, por edhe të marrin pjesë në projekte me qëllim që qytetarët në mënyrë më masive ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre zgjedhore.