16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTakim Taravari – Bertolini, u shqyrtuan mundësitë për përfitim nga IPA fondet

Takim Taravari – Bertolini, u shqyrtuan mundësitë për përfitim nga IPA fondet

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti sot në kabinetin e tij shefin e Departamentit bashkëpunim në Delegacionin Evroipian, Nikolla Bertolini.

Taravari e njoftoi Bertolinin me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Gostivarit në këto më pak se tre vite të udhëheqësisë së re komunale.

Nga ana tjetër, Berotilini e njoftoi kryetarin Taravari me thirrjet publike për IPA fondet dhe mundësitë për aplikim të Komunës së Gostivarit për përfitim nga të njëjtat, me theks të veçantë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e statusit të komunitetit rom.

Në takim ishin të pranishëm edhe Valbon Limani – shef i kabinetit të kryetarit dhe Afërdita Hamza – përgjegjëse për çështje sociale pranë komunës së Gostivari, si dhe përfaqësues të komunitetit rom.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments