15.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeTakim Besimi-Miler: Prioritet për bashkëpunim në të ardhmen me KfW-në janë elektranat...

Takim Besimi-Miler: Prioritet për bashkëpunim në të ardhmen me KfW-në janë elektranat me erë dhe ato fotovoltaike

Parku i elektranave me erë – Miravc, dy elektranat fotovoltaike në afërsi të TEC Manastir, modernizimi dhe rikonstruimi i kompleksit – Energjetika dhe Ngrohtorja solare – Manastir, janë projektet për të cilat banka KfW ka shprehur interes për përkrahjen lidhur me realizimin e tyre në vendin tonë. Gjatë takimit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, me drejtorin e Sektorit për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW, Klaus Müller është diskutuar mbi portofolin aktual të projekteve, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm me bankën në fjalë. Aktualisht, KfW-ja financon projekte me vlerë prej 180 milionë eurove.

Në takim, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen që RMV-ja e merr nga banka KfW-ja. Bëhet fjalë për programin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ujitjen në vlerë prej 80 milionë eurove, rehabilitimin e hidroelektranave në vlerë prej 25 milionë eurove, fazën e dytë të parkut të turbinave me erë në Bogdanc me përkrahje të bankës KfW në vlerë prej 18 milionë eurove, vendosjen e ngrohtores së Manastirit në vlerë prej 39 milionë eurove nga banka KfW, rikonstruimin e konvikteve studentore në vlerë prej 20 milionë eurove etj.

“Përkrahja që e marrim nga banka KfW për ne ka rëndësi të madhe, ndërsa aktualisht, me rëndësi të veçantë është përkrahja në sektorin e energjetikës, që presim të vazhdojë me temp edhe më të madhe në të ardhmen” theksoi ministri Besimi.

Banka KfW, po ashtu, e përgëzoi bashkëpunimin paraprak dhe shprehu interesim në këtë drejtim edhe në të ardhmen, kryesisht në fushën e energjetikës dhe burimeve të qëndrueshme të energjisë.

Banka zhvillimore e KfW-së është pjesë e Grupacionit Bankar KfW. Banka, siguron kapital afatgjatë dhe nxit investime në infrastrukturë, sisteme financiare dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Misioni i saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm, përkrahja e procesit të tranzicionit dhe përkrahja për anëtarësim në BE. KfW-ja në Republikën e Maqedonisë së Veriu është aktive që nga viti 1992.

Republika Federale e Gjermanisë është përkrahësja dhe partnerja jonë kyçe në rrugën drejt eurointegrimeve, si dhe partnerja jonë më e rëndësishme tregtare. Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, deri më tani ka investuar 500 milionë euro në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments