10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeT 7-Edi Rama për Ramush Haradinajn: Ka gënjyer derrçe kur tha se...

T 7-Edi Rama për Ramush Haradinajn: Ka gënjyer derrçe kur tha se i kam bërë presion ta heqë taksën (video nga minuta 1.30.00)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj nuk e merr fare si referencë për tema të mëdha.

Rama ka thënë se Haradinaj ka gënjyer kur ka deklaruar se ai i ka bërë presion ta heqë taksën 100 për qind.

“Çfarë i ka bërë Ramush Haradinaj Kosovës? Jo vetëm se e vuri taksën. Unë kryeministrin Ramush Haradinaj e kam respektuar maksimalisht. Ka gënjyer ‘derrçe’ kur ka dalë në publik. Doli dhe gënjeu në mënyrën më skandaloze se Edi Rama më bëri presion ta heqë taksën në darkën në shtëpinë e Hashim Thaçit”.

“Ka marrë vendimin më të dëmshëm për Kosovën. Ai është politikan folklorist”.

“E padita në Kosovë, dhe jo në gjykatë ndërkombëtare. Çfarë fitoj unë nga Kosova? Unë nuk fitoj asgjë elektoralisht, por duhet të flas për Kosovën pasi e kam obligim. Sepse Kosova mua më intereson. Doni apo nuk doni ju, unë nuk fitoja asgjë”, ka deklaruar ai në T7.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments