4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSyrija Rashidi-deputet i ASH: Tregoni arsyet e vërteta për veton e Bullgarisë!

Syrija Rashidi-deputet i ASH: Tregoni arsyet e vërteta për veton e Bullgarisë!

Fjalimi i plotë i Syrija Rashidi:

Fjalimi im me rastin e interpelancës së ministrit Nikolla Dimitrov.

Të nderuar deputetë, Kryetar i Kuvendit, qytetarë, i nderuar zv kryeministër z. Nikolla Dimitrov, sot Ju u ka rënë për hise që të bëni avokatin të vetvetes por edhe të qeverisë. Sot para vetes kemi një interpelancë ndaj një ministri e cila do të duhej që të përfundojë me shkarkim të ministrit ose më së paku, një ministri dhe përmes tij edhe qeverisë ti organizohet një gjykim për një çështje të caktuar.

Në arsyetimin e interpelancës, ndër të tjera thuhet se ministri Dimitrov është përgjegjës për ngecje të procesit eurointegrues ose më konkretisht për mos marrje datë për të satën herë për fillim të negociatave me BE. Por nëse kemi parasysh se arsyetimi kryesor i KE për mosmarrje datë për fillim të negociatave me BE është vetoja bullgare ose raportet ndërfqinjësore dhe ndërshtetërore, dhe në rast se kemi parasysh se raportet ndërshtetërore janë në kompetencë të Ministrisë së Jashtme i bie që sot në vendin tuaj të kishim ministrin e jashtëm z. Bujar Osmanin, ose më së paku që të dy bashkë.

Sot Ju z. Dimitrov jeni ministër për integrime ndërsa Bujari ministër i jashtëm, kurse në mandatin e kaluar i kishit rolet e kundërta, por shefi i juaj si atëherë dhe tani është po i njëjti, z. Zaev.

Për të qenë maksimalisht korrekt, kurdoherë që gjatë mandatit të kaluar është diskutuar për qeverinë, për të bërat dhe të pabërat e qeverisë kam thënë se nëse do të kërkonim ndonjë rezultat ose një fjalë të mbajtur të asaj qeverie atë mund ta gjejmë në politikën e jashtme. U premtua në 2016 se do arrihet marrëveshje e pranueshme për të dy palët me Greqinë, do të eliminojmë bllokimin e vendit drejt NATO dhe do të bëhemi anëtarë të rregullt të NATO-s. Ashtu u tha dhe ashtu u bë. Por duhet të përmendim gjithashtu se u tha se do të ecim me hapa të sigurtë drejt BE-së dhe shumë shpejtë do të fillojmë negociatat me BE. Përveç një feste me selfie në aeroplan asgjë më shumë. Pra u tha por nuk u bë.

Duhet të bëjmë një dallim esencial mes NATO-s dhe BE-së. NATO është gjeopolitikë dhe gjeostrategji, ndërsa anëtarë të NATO-s jemi më shumë për shkak se ne i duhemi NATO-s se sa që e kemi merituar ose e kemi dashur të njëjtën. BE parasëgjithash është vlerë, dhe një ndër vlerat të BE -së është edhe fqinjësia e mirë. Duhet kujtuar se gjatë mandatit të kaluar u arrit edhe një marrëveshje që asokohe u quajt “marrëveshje për fqinjësi të mirë” kësaj radhe me Republikën e Bullgarisë.

Kjo marrëveshje u përshëndet si nga faktorë të brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Edhe ne si subjekt politik e mbështetëm të njëjtën dhe nuk ka se si të mos mbështeten marrëveshjet që kanë për qëllim rregullimin e raporteve me fqinjtë kur nga këto raporte varet jo vetëm procesi i integrimit por edhe stabiliteti i brendshëm dhe stabiliteti i regjionit, si dhe zhvillimi ekonomik i vendeve që kanë raporte të mira. Duhet gjithashtu të përmendet se kjo marrëveshje asokohe u shit si marrëveshje preventive që ka për qëllim evitimin e një bllokade apo veto të re, kësaj radhe në integrimin e vendit në BE. Absurdi qëndron pikërisht këtu: si është e mundur që një marrëveshje e cila do të duhej të evitonte një bllokim të dytë për vendin, sot të shëndrohet në shkakun kryesor për këtë bllokadë.

Më duhet të them se si qytetarë të këtij vendi, por edhe si deputetë ne jemi të privuar nga informacionet e qeverisë sonë se cilat janë arsyet e vërteta që qeveria bullgare vendosi veton në rrugëtimin tonë drejt BE. Përveç disa deklaratave me fjalor diplomatik se po bisedohet dhe se marrëvshja është afër, si dhe rritja në mënyrë të shqetsueshme e disponimit antibullgar në vend, asgjë më shumë. Prandaj për të dëgjuar të vërtetën shpesh herë jemi të detyruar që të “zgjasim veshin” deri në Sofje dhe të shohim se çka thonë zyrtarët bullgarë?

Dhe ata, që nga kryeministri, ministri i jashtëm dhe zv kryeministri dhe ministër i mbrojtjes janë të një zëri: Republika e MV nuk e respekton marrëveshjen për fqinjësi të mirë, ose më saktë, komisionet ndërqeveritare që do të duhej të implementonin dispozitat e marrëveshjes nuk po punojnë. Në rast se kjo është e vërtetë i bie që dikush këtu i vetëdijshëm se ka arritur një marrëveshe jo të mirë, të njëjtën mundohet ta zhbëjë duke e obstruuar. Në rast se kemi parasysh se bëhet fjalë për një qeveri e cila tipar kryesor e ka mashtrimin, mosmbajtjen e fjalës dhe premtimit si dhe mos respektimin edhe të ligjeve që vet i propozon, kjo duket e besueshme. Në rast se diçka të tillë edhe mund ta bësh në plan të brendshëm, kur të njëjtën e bënë në plan ndërkombëtar atëherë kjo merr përmasat e një skandali diplomatik.
Pas marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit për ndarje të resorëve, kur dëgjuam se BDI ka marr ministrinë e jashtme, pyetja ime në atë moment ishte: çka i duhej BDI-së të marr këtë ministri kur dihej se pika më e nxehtë e politikës së jashtme është pikërisht problemi me Bullgarinë?

Ose më ndryshe thënë: pse kr ministri Zaev vendosi që në rrethana të tilla një ministri të tillë t’ia japi një partie tjetër, kësaj radhe një partie politike shqiptare? Për ta kuptuar shpejtë këtë “gabim” dhe këtij ministri ti vëndoj një sozi apo një përfaqësues special të qeverisë (jo të ministrisë) që do të udhëheq bisedimet me Bullgarinë? Në interpretimin më të thjeshtë, kur një ministri ia merr nga dora agjendën kryesore që ka ajo ministri është njëjtë sikur muratorit t’ia marrish nga dora mistrinë nga dhe ti thuash vazhdo të jesh murator. Krejt kjo do të duhej të pasojë me dorëheqje të Bujarit por ja që ai nuk e bëri.

Duhet të jemi të drejtpërdrejtë dhe ta themi hapur: problemi me Bullgarinë sado që në shikim të parë duket si problem ndërshtetëror dhe ndërfqinjësor, si dhe pasojat i ka shtetërore, në esencë është problem dhe mosmarrëveshje mes popullit bullgar dhe atij maqedon, të cilin nuk e zgjidh dot një ministër shqiptar, sado që për atë ministër u thurën elozhe si kompetent dhe profesional.

Ajo që mund të bëj një ministër shqiptar është ajo që mund të bëjë një parti ose klasa politike shqiptare. Dhe klasa politike shqiptare mund të bëjë atë që ka bërë deri më tani: të qëndrojë afër bashkëqytetarëve tanë maqedonas që këto probleme të ndieshme si që janë emri, identiteti, kultura, gjuha dhe historia ti kalojnë me sa më pak pasoja. Klasa politike shqiptare gjithashtu mund të vendos vija të kuqe në mënyrë që asnjë marrëveshje me fqinjtë të mos rrezikoj interesat vitale të shqiptarëve në RMV.

Pra klasa politike shqiptare bën atë që bëjnë shqiptarën në përgjithësi në ballkan, fakt ky që për fat të keq shumë pak ose aspak nuk ka marr vlerësimin e politikanëve vendorë. Këtë nuk e them vetëm unë, por të njëjtën e tha edhe presidenti i vendit nga kjo foltore në paraqitjen e tij të fundvitit para deputetëve. Për fat të keq në këtë vend vazhdon ketë politikanë të cilët fajtorin kujdestar në mbrojtje të “maqedonizmës” së tyre e kërkojnë te shqiptarët.

Në këtë frymë ishin edhe disa deklarata të disa politikanëve lidhur me një ligj që opozota shqiptare e propozoj në këtë kuvend. Ligj i cili kishte për qëllim që të zgjidh një padrejtësi ndaj mijërave qytetarëve të cilët padrejtësisht kanë qenë të privuar nga e drejta për shtetësi. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak nuk kemi kërkuar, por që ky problem të zgjidhet sipas standardeve ndërkombëtare ashtu si e kanë zgjidhur shtet demokratike perëndimore.

Ky ligj por edhe propozuesit e këtij ligji u quajtën me një fjalë:shovinizëm, duke harruar se arsyet pse deri më tani nuk është zgjidhur ky problem, mund të jenë dhe me siguri janë shoviniste.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments