Ministri i Punëve të Brendshme për Kosovën, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar takim me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, admiralin Stuart B. Munsch.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur ka njoftuar Komandantin Munsch mbi provat që janë duke i mbledhur për sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit.
“E njoftova Admiralin Munsch që institucionet tona të sigurisë janë duke punuar intensivisht në analizimin e të gjitha provave të sulmit terrorist, të cilat deri më tash dëshmojnë qartë për përfshirjen e Serbisë dhe autoriteteve të saj në organizimin operacional të këtij sulmi”, shkruan Sveçla.
Më tej, ai thekson se “bashkëpunimi mes institucioneve tona të sigurisë, NATO-s dhe partnerëve tanë është i ngushtë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë gjithmonë”.
Postimi i plotë
Kisha nderin të pres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Admiralin Stuart B. Munsch.
E falënderova për mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve veçanërisht pas sulmit terrorist të organizuar dhe mbështetur logjistikisht dhe financiarisht nga Serbia ndaj Kosovës më 24 shtator.
E njoftova Admiralin Munsch që institucionet tona të sigurisë janë duke punuar intenzivisht në analizimin e të gjitha provave të sulmit terrorist, të cilat deri më tash dëshmojnë qartë për përfshirjen e Serbisë dhe autoriteteve të saj në organizimin operacional të këtij sulmi.
Republika e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor duke qenë thellësisht me vlerat perëndimore. Bashkëpunimi mes institucioneve tona të sigurisë, NATO-s dhe partnerëve tanë është i ngushtë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë gjithmonë.
Ndërkohë Bashkimi Evropian përmes një deklarate ka thënë se pret nga Serbia jo vetëm bashkëpunim të plotë, por edhe pa kushte gjatë hetimeve për zbardhjen e plotë të sulmeve që ndodhën në Banjskë, më 24 shtator, sulme të cilat BE-ja i quajti terroriste.
Në një konferencë me gazetarë në Bruksel zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjeve se me kë duhet të bashkëpunojë Serbia në hetime pasi Beogradi thotë se nuk e njeh Kosovën.