7.5 C
Tetovo
E shtunë, 11 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaRobert F. Kennedy Jr zyrtarizon kandidaturën e tij për president të SHBA-së

Robert F. Kennedy Jr zyrtarizon kandidaturën e tij për president të SHBA-së

Robert F. Kennedy Jr edhe zyrtarisht ka njoftuar sot se do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara si kandidat i pavarur.

“Jam këtu që të shpallem si kandidat i pavarur për president të SHBA-ve”, tha  Kennedy nën duartrokitje dhe brohorima në tubim në Philadelphia.

Duke folur për sistemin dy-partiakë, Kennedy “goditi” Bidenin dhe Trumpin, për të cilët parasheh se do të nominohen nga partitë e tyre.

Kennedy ka vërejtur se shumica e amerikanëve besojnë që Biden është “shumë i moshuar” për të kandiduar. Madje shtoi se Trump po ballafaqohet me disa shkelje ligjore.

Para se ta bënte publike kandidaturën e tij, Kennedy falënderoi gruan dhe fëmijët, shtabin e tij zgjedhor dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Ky 69-vjeçar i cili më parë kishte kandiduar për nominim nga demokratët për garën presidenciale është personi i vetëm që kishte sfiduar Joe Bidenin në nominim.

Kennedy nuk është kandidati  i vetëm që në zgjedhjet presidenciale në SHBA po lufton si kandidat i pavarur. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments