15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaSunak konfirmon se avionët e Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan dronët iranianë

Sunak konfirmon se avionët e Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan dronët iranianë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka folur pas raportimeve se avionët britanikë rrëzuan dronë iranian.

Ai dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit mbrëmë dhe konfirmon se avionët e Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan një numër të dronëve sulmues iranianë.

“Mbretëria e Bashkuar mori pjesë në një përpjekje të koordinuar ndërkombëtare për të kapur raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani”, thotë ai. “RAF dërgoi avionë shtesë në rajon”, shton Sunak.

Kryeministri thotë se sulmi i Iranit ishte një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe i panevojshëm, të cilin unë e kam dënuar me termat më të ashpër”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments