7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaSulmi ndaj SHBA-së, Kina mashtron botën me pamjet e publikuara

Sulmi ndaj SHBA-së, Kina mashtron botën me pamjet e publikuara

Një video me “fjalë të mëdha” për forcën ajrore të Kinës ka hasur në kritika nga përdorues të mediave sociale, pasi përdoruesit pyetën pse fuqia e dytë më e madhe ushtarake në botë bashkoi video të filmave të Hollivudit në materialin e saj propagandistik.

Videoja me 4.72 milionë shikime mbi Weibo dhe e krijuar nga qendra e propagandës dhe kulturës e forcës ajrore të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA), shfaq bombarduesin e saj me rreze të mesme dhe të gjatë H-6.

Siç ishte bërë e ditur edhe më herët, videoja tronditëse tregon personelin e forcave ajrore kineze që fillojnë një sulm mbi një bazë ishullore, që ngjan fort me objektet e SHBA-së në Diego Garcia dhe Guam , duke u kthyer përsëri nga një “aksion i suksesshëm”.

Por përdoruesit “shqiponjë” të mediave sociale edhe në Kinë ishin të shpejtë për të dalluar disa “pamje të kopjuara”.

Mediat e huaj raportojnë se sekuencat shpërthyese të raketave u morën nga tre filma të Hollivudit: Transformers: Revenge of the Fallen, The Rock and The Hurt Locker. Weibo po tallej për mungesën e origjinalitetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments