12.3 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeSulmet hibride në shkolla dhe institucione, Spasovski: Së shpejti kallzime penal për...

Disa qytetarëve të vendit së shpejti do të përballen me kallëzime penale për terrorizëm dhe do të përgjigjen për njoftime të rreme për bomba në shkolla dhe objekte të tjera, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thot se tashmë është bërë kallëzim penal ndaj një të mituri dhe po zbulohet një grup personash që kanë marrë pjesë në dërgimin e njoftimeve të rreme në mënyrë elektronike duke përdorur adresat VPN dhe të tjera. 

“Kemi parashtruar një padi penale ndaj një adoleshenti, dhe praktikisht po futemi te një grup personash të cilët kanë marrë pjesë në dërgimin e njoftimeve në formë elektronike, pikërisht duke shfrytëzuar VPN adresa dhe të ngjahsme. Jemi në pozitë që shum shpejtë tër grupi do të zbulohet plotësisht. Janë parashtruar padi penale për kryerjen e veprës terorizëm”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. 

Kjo dukuri na detyroi që të bëjm edhe ndryhsimin e protokoleve për reagim thot minsitri Spasovski, sipas të cilit me rëndësi është siguria e qytetarëve, nxënësve dhe kuadrit nëpër institucione ku kishte njoftime të tilla. 

“Po zhvillohen hetime për të gjitha institucionet ku kishte sulme hibride. Ka përparim serioz. Fitohen të dhëna dhe informacione. Me vet faktin se këto të dhëna duhet ti sigurojmë nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare flet se nevoitet kohë më e gjatë në këtë aspekt”, theksoi Spasovski.

Pas miratimit të protokoleve të reja të sigurisë, nuk është njoftuar për njoftime për bombë në shkolla, por sulmet hibride nuk kanë munguar. Të shtunën Kuvendi republikan njoftoi për sulm hibrid ndaj veb faqes së institucionit ligjvënës.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments