17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeSulmet hibride: Ekspertë të NATO-s në Shkup / APATURAI: SFIDAT E RMV-së...

Sulmet hibride: Ekspertë të NATO-s në Shkup / APATURAI: SFIDAT E RMV-së JANË EDHE SFIDA TË NATO-s

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, bashkë me Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, Ministres e Mbrojtjes, Slavjnka Petrovska dhe Ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu, kanë realizuar një takim pune me delegacionin e NATO-s që udhëhiqej nga Zv/Ndihmësi Sekretari i Përgjithshëm për sfidat e reja të sigurisë, Xhejms Apaturai, njofton KlanM.

Kërcënimet dhe sulmet hibride me të cilat përballet Maqedonia e Veriut por edhe vendet tjera të NATO-s, kanë qenë temë e bisedimeve të delegacionit qeveritar me përfaqësues të NATO-s.

Qeveria e RMV-së, sic percjell KlanM, përmes një komunikate, njofton se në takim është konstatuar se bëhet fjalë për tentativa malicioze për të shkaktuar frikë dhe pasiguri tek qytetarët dhe të minohet besimi dhe kredibiliteti i institucioneve.

Në takimin me ekipin e ekspertëve të NATO-s, Ministrat e pranishëm kanë biseduar lidhur me masat e ndërmarra, kurse shërbimet e sigurisë situatën në vend e vlerësojnë si stabile.

Nisja e agresionit rus në Ukrainë dhe koinçidenca e kësaj lufte me intensifikimin e sulmeve hibride në rajon dhe ndaj vendeve anëtare të NATO-s, gjithashtu kanë qenë temë diskutimi.

“Sfidat me të cilat përballet RMV-ja janë edhe sfida të NATO-s. Qeveria e RMV-së, sikurse në të kaluarën, nuk do të jetë e vetme në përballjen me kërcënimet hibride. NATO-ja do të vazhdojë me mbështetjen teknike dhe të njohurive për të siguruar rezistencë afatgjate” – tha Xhejms Apaturai – NATO.

Ndryshe, sic njofton KlanM, Maqedonia e Veriut, që nga Tetori i Vitit të kaluar përballet me alarme të rreme për bomba. Nga Tetori i vitit të kaluar deri në Mars të këtij viti janë kontrolluar 862 lokalitete në Shkup, janë angazhuar mbi 2.500 zyrtarë të policisë kurse janë harxhuar mbi 5 milion denarë.

Në shënjestër të sulmeve kibernetike kanë qenë edhe institucione publike, por edhe Ministri të ndryshme. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments