“Eqrem Çabej thotë, se, historia më e errët e shqiptarëve ka qenë prej shek. të II-të deri në shek. e XI të erës sonë, mu atëherë kur romakët e bizantinët kanë bërë kërdi ndaj ilirëve.”Edhe pse s’duam të harxhojmë fjalë e shkronja me do persona të diagnozuar sëmundjesh skizofrenike, po hajde e mos fol e shkruaj kur me krabëza e me zor t’i nxjerrin fjalët nga goja.Personat që janë duke na nxjerrë fjalët tona jo përpjetë nga barku deri në kokë e mendje, por teposhtë nga barku, zora e trashë e deri në by..ë, janë disa zotërinj nga Kosova e Shqipëria që dorën në zemër, më shumë dinë të shkruajnë për të ofenduar rëndë shqiptarët myslimanë të Maqedonisë Veriore se sa për të shprehur dashuri ndaj popullatës shqiptare në përgjithësi.Fjalët tona të jashtëqitura e të ndyra, teposhtë deri në prapanicë janë meritore vetëm për tipa facërash të këtyre llojeve njerëzish për shkak ngjashmërisë së jashtëqitjeve tona nëpër nevojtoret e të gjitha trojeve shqiptare. Lloji i prishur i këtyre se shohin hallin e vet se në çfarë gjendje psikike janë, po ofendojnë, nënçmojnë e kritikojnë në mënyrë të vrazhdë shqiptarët myslimanë të RMV-së për të shëruar komplekset e rrezikshme psikike skizofrenike. Plus, na tregojnë se cilën fe duhet ta kemi ne shqiptarët. Sa të frikësuar janë, njësoj si ata që shkojnë të mjekohen, por as sesi të përmirësohen për shkak fiksimeve të pashërueshme skizofrenike kompleksive.Mendimet e prapështa fikse të këtyre zotërinjve janë shqiptarët myslimanë të RMV-së, janë duke plasur nga inati pse shumica e popullatës shqiptare se ndërrojnë fenë nga Islame në atë katolike. Hiç fare s’mendojnë e s’logjikojnë se veçantia e mrekullive shqiptare nga popujt tjerë janë tri fetë e zyrtarizuara me libra të shenjta: katolike, ortodokse e muslimane. Kjo është bukuria më e madhe kombëtare botërore, të vetmit jemi në rruzullin tokësor që mund të krenohemi me tolerancë fetare. Kurrë shqiptarët s’janë zënë në mes veti për fe, po për politikë të gabuar shtetërore, o mendjet e fiksuar skizofrenike që thoni se:“Muslimanët e Maqedonise e të Kosovës ose t’i shfarosim, ose t’i dëbojmë në arabi”pse se thoni të kundërtën: “Orthodoksët serbë të Kosovës ose t’i shfarosim, ose t’i dëbojmë në Kaukaz”, frikoheni të thoni kështu, apo.Mos ndoshta jeni yzmeqarë të serbëve, shkrimet tuaja na detyrojnë të dyshojmë sepse kurrë s’keni kritikuar aq ashpër serbët sesa vëllezërit tuaj shqiptarë myslimanë. A ende ju se keni të qartë se armiq të përbetuar ndaj shqiptarëve janë serbët dhe grekët e jo shqiptarët myslimanë.Halli i këtyre bëhen më kombëtarë se sa Gjergj Fishta katolik, Fan Noli ordodoks e Faik Konica mysliman.O mendja fikse e dobët e juaja, nëse shqiptarët kanë qenë katolikë, ju pyesim? Leka i Madh çfarë feje ka patur, mos harro se ka jetuar 350-400 vjet para Krishtit? Nëse shqiptarët do ishin katolikë pse atëherë është bërë lufta 600 vjeçare fetare romake-ilire, pse? Po dihet, se kurrë ilirët se kanë pranuar dhunën fetare krishtere të romakëve. Eqrem Çabej thotë, se, historia më e errët e shqiptarëve ka qenë prej shek. të II-të deri në shek. e XI të erës sonë, mu atëherë kur romakët kanë bërë kërdi ndaj ilirëve.Historia e popujve të Ballkanit argumenton se shqiptarët e grekët që 4000 vjet janë në fqinjësi, sipas kalendarit historik, Krishti ka lindur para 2000 e kusur vitesh, atëherë ju pyesim juve 2000 vjet para Jesusit kujt i kanë besuar shqiptarët Krishtit që ende s’kishte lindur apo dikujt tjetër?S’kanë mundur t’i asimilojnë tri perandori shqiptarët: as romake, as bizantine e as Osmane, e do na asimilonte Erdogani, sot me tre shtete shqiptare: Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, o mendje të prapështa.Ju lutemi mjafni më, leni rahat e le të jetojnë ashtu si duan vetë shqiptarët: me fe, pa fe, me Krishtin, Muhamedin, kombin e vet!Amerikanët e BE-ja e dine sa lugë kemi e si hamë ne shqiptarët e ku më çfare feje [email protected]