I nderuar Zoran Zaev e Hristian Mickoski, i nderuar Stevo Pendarovski dhe e nderuara Gordana Siljanovska, nëse doni votat shqiptare atëherë ju duhet lutur e bindur popullatën shqiptare, e jo Ali Ahmetin, Gashin, sepse shqiptarët kanë larë duart prej tyre e si dëgjon kush.
– Nëse ju duhen votat shqiptare atëherë thuaniani popullatës maqedonase se kot e kemi, pa shqiptarë s’mund të egzistonte Maqedonia dhe maqedonasit;
– Nëse ju duhen votat shqiptare atëherë thuaniani maqedonasve se pa kushtetutë federative maqedone-shqiptare, “albancite” nuk na votojnë fare;
-Nëse ju duhen votat shqiptare atëherë thuaniani maqedonasve se pa mos luajtur vallen popullore të “Shotes” s’ka vota shqiptare;
-Nëse ju doni votat shqiptare thuaniani maqedonasve se pa mos e ditur shqipen dhe ju maqedonas e pa mos e kënduar në shqip këngën Shahe mori shoqe” s’ka vota shqiptare.