7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeSulejman Mehazi / MINISTRAKU I ARSIMIT ARBËR ADEMI

Sulejman Mehazi / MINISTRAKU I ARSIMIT ARBËR ADEMI

Pasi je i ri e i papjekur, e jo i moshuar e i pjekur, do ju prezentohem jo me zotëri po me zotërak, jo me Ministër, por me Ministrak Arbër Ademi, zotërakllëkun tuaj mund ta krahasojmë me çupëzat e vogla, por jo me çupat e rritura; me zonjushat e reja beqaresha pa përvojë dashurore, e kurrsesi nuk mund t’ju krahasojmë me zonjat e rënda e fisnike, njësoj sikurse miut të vogël që s’i themi mi, por minak, edhe juve do ju thirrim zotërak ministrak Arbër Ademi.
Ministrak i nderuar Arbër Ademi, mos shikoni udhëheqjen e shkollave të drejtorëve, po vlerën e nxënësve të shkollave. Format e ligjeve arsimore degjohen e shihen, vlerat e nxënësve ndriçohen e frymëzohen.
Më shumë duhet shikuar të brendshmen e ngrohtë shpirtërore, terbien(edukatën) sesa të jashtmen e ftohtë, arsyen tuaj ligjore-juridike. Arsyeja juar arsimore, mendore është e ashpër, e pa pëlqyeshme për vet shkollat, kurse morali i edukatës shpirtërore është e ngrohtë, e pëlqyeshme për vet shkollat shqipe.
Ministraken që e udhëheqni ju, për fat të keq, më shumë merret me arsyetime e dituri ligjore, sesa me dituri të ndritur morale e edukative.
Zotëri Ministrak i drejtorakëve Arbër Ademi, dituria është qumësht, ama edukata, terbia, sjellja janë kajmaqet e diturisë, kajmaqet përherë e çdoherë rrinë mbi qumësht.
Kujdes, zotërak Arbër Ademi, shqiptarët kurrë s’kanë vepruar kundër ligjeve juridike arsimore, por e kundërta, ligjet arsimore shtetërore përherë e çdo herë kanë qenë kundra arsimit shqip.
@S.Mehazi
21 shkurt 2019

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments