Opozita “Vlen” që para kohe kanë nisur të festojnë se “Ndryshimi sapo ka filluar”, sllogani “Vlen” si shprehje është e bukur, ama vlerën e kësaj fjale të bukur ia bien qytetarët gjatê ditës së votimit. Nuk fitohet BDI-ja e pushtetshme aq lehtë vetëm me togfjalëshin “Ndryshimi ka nis” por me kutiat e votimeve.
Kujdes e dashur opozitë “Vlen”!, se BDI-ja e mësuar me pushtet nuk do dorëzohet lehtë, të pushtetshmit çdo gjë e kanë nën kotroll që nga qeveria, KSHZ, ministria, policia, gjyqet, paratë, propagandën mediatike, po dhe qytetarët e varfër që shumë shpejt mund t’i bëjë kah vetja.
Kujdes e dashur opozitë!, se Ahmeti, Grubi e Xhaferi janë lojtarë të rrezikshëm politikë, ata si e qysh, me zor apo me të mirë, me blerje votash e mashtrimesh do mundohen të fitojnë, aloja i djathtê Grubi së bashku me alon e majtë Xhaferin do i asistojnë fuqishëm qendërsulmuesit politik Ali Ahmeti për t’i dhënë gola opozitës gjatë ditës së votimit.
E dashur opozitë!, nëse BDI-ja para zgjedhjeve i ka hapur sytë tetë, ju për ta mundur duhet t’i hapni sytë tetëmbëdhjetë, nëse BDI-ja shpërndanë 10 milionë euro për të fituar, ju duhet të shpërndani 20 milionë euro për ta fituar Ali Ahmetin, prandaj mos bëni hop pa mos e kaluar jazin, jazin e parave ndaj të varfërve e ka Artan Grubi.
Në kohën e sotme të materializmit të paskajshëm nuk fitojnë ata që “Vlejnë”, por ata që blejnë vota…
@S.Mehazi