“Nëna e bashkimit dhe lirisë është flijimi jo intelektualizmi”
Më besoni, fjala që më trishton më së shumti e që më bën ta ndiej veten keq e të nënçmuar është INTELEKTUAL, për shkak se kuptimi i kësaj fjale ka të bëjë me racion, e jo me atë të mbrendshmen shpirtëroren, ka të bëjë me mendjen, e jo me zemrën. Zemra e intelektualëve bashkëkohorë e ka ndërruar vendbanimin, zemrat e tyre janë në gojë, kundruall intelektualëve të mirëfilltë, goja e tyre është në zemër.
Dallimi i të parëve mendje-gojë prej të dytëve gojë-zemër është se: të parët, fjalët i nxjerrin nga mendja -(ndoshta e sëmurë), kkkrrraaa, kkkrrra, si korba, të dytët, fjalët i nxjerrin nga zemrat e sinqerta, uuummm, uuumm, si pëllumba; të parët, për interesat e veta personale gërryejnë, bluajnë me anë të mendje-gojës duke i gënjyer të tjerët për të përfituar vet; të dytët, të mirëfilltët, gojë-zemër, sakrifikojnë veten për të mirën e të tjerëve; të parët, janë robërues të urrejtjes, smirës, egoizmit, mendjes, (racios), materies, të dytët janë çlirues të zemrës, dashurisë, drejtësisë, besimit, flijimit. Këta flijojnë veten në emër të idealeve të larta, ata e dinë, e kuptojnë se esenca e lirisë është flijimi, ata e dinë, e kuptojnë se Nëna e të gjitha të mirave pa të cilën jeta njerëzore e humb kuptimin e saj është flijimi. Ata janë madhështorë para padrejtësive, gjykimeve të prapshta, sfidave të ndryshme sociale, shoqërore, politike në emër të së mirës, të emancipimit të shoqërisë njerëzore. Themelet e tyre janë ndërtuar me shtyllat e flijimeve, drejtësive dhe të vërtetave të shumë Prometeve, Laokontëve, Eskulapëve, Sokratëve etj.
P.S.
E keqja më e madhe e popullit tonë përgjithëmonë rrjedhën e ka patur nga intelektualët, ne kemi nevojë për një udhëheqës të mençur e të urtë e jo për shumë koka intelektuale!
Për hirë të së vërtetës psiko-mistike shpirtërore do numërojmë shtatë nivelet e udhëheqësve shtetërorë që mba mend bota njerëzore:
1. Profetët, pejgamerët, të dërguarit e Zotit;
2.Të ndriturit, shenjtorët, ilvijatë;
3.Të urtit;
4.Të mençurit.
5. Intelektualët;
6. Të shkolluarit e paemancipuar,
7. Të shkolluarit e paedukuar ose të pagdhendurit e shkolluar.
Grupi i katër të parëve: i profetëve, të ndriturve, të urtëve e të mençurve janë qjellor e paqësorë ;
Grupi i dytë: i intelektualëve; i të shkolluarve të paemancipuar; i të shkolluarve të pagdhendur, janë tokësor e luftënxitësit e kësaj bote njerëzore.
Të gjitha të këqijat njerëzore vijnë nga intelektualët, nga të shkolluarit e paemancipuar dhe nga të shkolluarit e pagdhendur.
Grupi i parë i qjellorëve flasin me zemrën e dashurisë, grupi i dytë i tokësorëve flasin me mendjen e urrejtjes ndërnjerëzore.
@S.Mehazi