9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaKulturëSulejman Mehazi/ Ejup Ajdini, "Tregime eseistike", "Menada", Tetovë, 2022.

Sulejman Mehazi/ Ejup Ajdini, “Tregime eseistike”, “Menada”, Tetovë, 2022.

8 tetor 20022, me rastin e promovimit të librit, “Tregime eseistike”, të Ejup Ajdinit, në Takiminimin Poetik Ndërkombëtar “Hyjnesha Ilire Thana”, nga Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë “Penestia”- Kërçovë!

Pas 22 librave të botuara poetike e shkencore, profesori universitar i Teorisë së letërsisë dhe Estetikës, Ejup Ajdini, shfaqet për së pari herë para opinionit artdashës me përmbledhje tregimesh e novelëzash eseistike me shumë mençuri e zgjuarësi artistike.

Dallimi i librit të prof.dr. Ejup Ajdinit me “Tregime eseistike”, nga të gjitha 22 librat e shkëlqyeshëm të mëparshme poetike e shkencore është, se, në poezi profesori, Ejup Ajdini, vallëzon bukur me ndjenjat e frymëzimet poetike, kurse në këtë libër prozaik mbushur me personazhe të karaktereve të ndryshme me ato ironitë, sarkazmat e groteskat e tij ec mjaft bukur pas pesonazheve, ku lexuesi ndeshet me mentalitete të ndryshme të karaktereve që nga masa e ulët deri në atë më të lartën intelektuale. Ejup Ajdini në këtë libër me tregime nuk komunikon vetëm shpirtrisht sikurse me poezitë e tij, por edhe me arsye, realitetin e ngjarjeve të shikuar për së afërmi, me sytë e tij, e ngjesh me veshje artistike, ngjarjet i mbush me ushqime ndjenjash e përmasash artistike, personazhet e zakonshëm i bën të jashtëzakonshme me ecjen e hapave artistike. Ejup Ajdini arsyen e mendjeve të personazheve e rrikthen në arsye të zemrës artistike që ju jep jetë, artistikisht autori me tregimet e tij te lexuesit krijon ndjenjë të këndshme estetike. Jeta që delë nga koka e personazheve, është jetë mekanike e këtë jetë robotizuese, Ejup Ajdini, e kthen në jetë figurative, tematike e artistike. Kokat e dobëta periferike të personazheve i lartëson me kostume shprehjesh ironishë, prozat e Ejup Ajdinin rrisin dashurinë ndërnjerëzore, jetën humane, shoqërore e kombëtare. Gjithçka që është e shëmtuar e zymtë te prozat e Ejup Ajdinit kthehen në porosi e vlefshmëri artistike, qendra e ngjarjeve prozaike e Ejup Ajdinit është arti i të ecurit bukur të personazheve, kurse ngjarjet reale të shikuara me sytë e tregimtarit Ajdini janë periferike. Nga 12 tregimet e librit shumica janë personazhe reale përveç dy-tre tregimeve me personazhe imagjinative. Tregimet në mënyrë kronologjike që nga i pari pas parathënies së Mr.Ildrita Ajdinit, më titull “Njëzet minuta burg” e deri te tregimi i fundit “Nëpërkëmbja e dinjitetit” janë të shkruar në dy periudha kohore: gjatë sistemit sllavo-komunist dhe tranzicioneve të vështira demokratike. Janë personazhe që s’janë mësuar të bëjnë jetë të pavarur, por të strukur e të nënçmuar pas partive politike.

Ejup Ajdini këndshëm rrugëton drejt artit prozaik, ai është origjinal me tregimet e veta, kjo shihet qartë e hapur, të gjitha ngjarjet e ndodhitë i ka transformuar në tregime të bukura që në reshtat e para të leximit të mbajnë peng e lexohen me lehtësi e kënaqësi estetike.
Autorit i deshirojmë suksese të mëtejme në fushën e prozës artistike.

@S.Mehazi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments