7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeStoltenberg: Mirëserdhe në NATO Maqedonia e Veriut

Stoltenberg: Mirëserdhe në NATO Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut sot u bë anëtarja më e re e NATO-s pasi depozitoi instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes Veriatlantike në Departamentin e shtetit të SHBA-së. Aleatët e NATO-s e nënshkruan protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në shkurt të vitit të kaluar, pas së cilës të 29 parlamentet kombëtarë votuan për ratifikimin e anëtarësimit të vendit, njoftoi Aleanca në ueb faqen e saj.

Mirëseardhje na dëshiroi edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Mirëserdhët në NATO Maqedonia e Veriut! Rruga ishte e gjatë, por përpjekjet dhanë fryte. Procesi formal i inkuadrimit ka përfunduar, na vjen mirë që vendi i 30-të anëtarë i Aleancës është me”, publikoi në profilin e tij në “Twitter” Stoltenberg.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s do të mbahet më 30 mars të këtij viti në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Stjuart Piç dhe Zoran Todorovit nga delegacioni i vendit tonë në NATO.

Flamuri i Maqedonisë së Veriut do të ngritet njëkohësisht para selisë të Komandës së përbashkët në Mons, Belgjikë dhe Komandës aleate në Norfolk në SHBA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments