Situata ku vendi edhe përkundër emrit të ndryshuar dhe shumë lëshimeve tjera, ende është larg fillimit të bisedimeve për në BE, për deputeten e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska është rezultat i keq-menaxhimit të pushtetit, por edhe për shkak të mospasjes së reformave serioze brenda vendit. Duke folur për proceset integruese, në emisionin “Rruga Drejtë” në Alsat, Stojanovska tha:“Jemi larg Evropës sepse në këtë shtet nuk ka reforma me Zoran Zaevin, sepse gjithçka që u premtua nuk u realizua. Po, emri u ndryshua, por nuk kemi siç thashë, absolutisht as jetë për të gjithë e as që jemi në rrugën e duhur, por jemi shumë larg. Jemi vend më i korruptuar, vend ku lulëzon kriminaliteti, vend ku kriminelët jo vetëm që janë të lirë, por mund të them se kriminelët i kemi në Qeveri”.