8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeSpecializantëve do t’u paguhet sigurimi shëndetësor dhe kujdestaritë

Specializantëve do t’u paguhet sigurimi shëndetësor dhe kujdestaritë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar, se është arritur marrëveshje me specializantët, që të njëjtëve, gjatë periudhës së specializimit do t’u paguhet sigurimi shëndetësor dhe orët e kujdestarisë.

“Për herë të parë, puna e natës, gjegjësisht kujdestaritë do të paguhen sipas numrit të kujdestarive të muajit në rrjedhë. Dhe një moment ndoshta më i rëndësishëm, është sigurimi shëndetësor. Kjo, do të mundësojë që çdo mjek të mund të mjekohet falas në institucionet shtetërore”, deklaruan nga shoqata e specializantëve, transmeton TV21.

Shpresojnë se ky proces, do të finalizohet edhe me punësimin e specializantëve.

“Atëherë shteti ynë do të mund të lavdërohet se nuk ka mjekë të papunësuar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments