18.4 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË PARALAJMËRON: Qytetarët të mos bien pre , në mesazhe false...

SPB TETOVË PARALAJMËRON: Qytetarët të mos bien pre , në mesazhe false të MPB-së sërbe.

Paralajmërim se ka viktima të mundshme të mashtrimit ka dërguar sot SPB-ja e Tetovës pas disa raportimeve se qytetarët dhe personat juridikë kanë marrë mesazhe të pretenduara nga MPB-ja e Serbisë. Qytetarëve iu kërkua që të kontaktojnë dërguesit në mënyrë që të mos regjistrohen si dhunues seksual.

  • Departamenti i Punëve të Brendshme Tetovë njofton qytetarët se kohëve të fundit personat fizikë dhe juridikë nga rajoni Tetovë-Gostivar kanë marrë mesazhe të shpeshta nga persona të cilët në mesazhe paraqiten si zyrtarë të MPB-së së Serbisë dhe i njoftojnë se kundër tyre kanë filluar procedurat gjyqësore për pedofili, pornografi kibernetike apo krime të tjera. Krahas kësaj, në mesazhet e dërguara kërkohet nga marrësit e tyre që brenda 72 orëve të kontaktojnë dërguesit për të mos u ndjekur penalisht nga Prokurori Publik, të mos regjistrohen si dhunues seksual dhe të mos ekspozohen në media, thotë Marjan. Josifoski, zëdhënës i SVR Tetovë. Qytetarët të mos i hapin mesazhe të tilla, apelon SVR Tetovë, e nëse i kanë hapur të kontaktojnë stacionin më të afërt policor për të marrë masat e duhura.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments