10.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB Tetovë me apel: Mos hedhni cigare të pa shuara, mos ndezni...

SPB Tetovë me apel: Mos hedhni cigare të pa shuara, mos ndezni zjarre pikniku..

Me shfaqjen e temperaturave shumë të larta të ajrit në rajonin e gjerë të Pollogut, ndër të tjera, është rritur ndjeshëm rreziku nga zjarret, veçanërisht në fusha dhe pyje. Për këtë arsye, SPB-Tetovë apelon tek qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë punës apo lëvizjes në mjedise ​​të hapura, të mos hedhin cigare të pa shuara, të mos ndezin “zjarre pikniku”, por edhe të mos djegin kufijtë, megjet dhe kallamishtet në fusha.

Turistët këshillohen që kur përgatisin skarë të mos i lënë të pa shuara mbetjet e prushit që përdorin, sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël për ndezjen e zjarrit me dëme materiale të paparashikueshme dhe pasoja të tjera, si dhe të mos i lënë në ambiente të hapura objekte per qelqi, e cila nëse ekspozohet për një kohë të gjatë në rrezet e forta të diellit mund të shkaktojë zjarr.

SPB-Tetovë rikujton se shkaktimi i zjarrit me dashje ose nga pakujdesia ligjërisht sanksionohet me dënime me burgim të cilat varësisht nga lloji dhe pasojat përfundimtare variojnë nga 6 muaj deri në 5 vjet, gjegjësisht deri në 8 vjet nëse bëhet fjalë për zjarr në pyll të përmasave më të mëdha.

Në koordinim me shërbimet tjera, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë në periudhën e ardhshme do ta forcojnë prezencën e tyre në zonë, para së gjithash në vendet e piknikut më të vizituara, si dhe në pyje, thonë nga SPB Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments