Më datë 12.05.2024 në ora 23:50 në Gostivar, zyrtarët
policorë nga DPB-Gostivari kanë ndaluar personin F.B.(27) nga
Gostivari. Ai kërkohej me një urdhër qendror bazuar në një urdhër
gjykate për të vuajtur dënimin me burg. Personi është dërguar në
IKNP-Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.
……
Më datë 12.05.2024 në ora 16:45 në Tetovë, zyrtarë
policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin R.A. (68)
nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth
orës 13:00 në Tetovë ka sulmuar fizikisht personin H.Z (24) nga
Tetova dhe gjatë sulmit ka përdorur një mjet të fortë. Pas
dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim
përkatës.
……
Më datë 12.05.2024 në ora 22:40, zyrtarë policorë nga
SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.Z (32) nga një
fshat i Tetovës, i cili është denoncuar nga babai i tij 57-vjeçar dhe
bashkëshortja e tij 32-vjeçare, se në shtëpinë e tyre familjare në
fshat është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar, ai
gjithashtu ka tentuar ta sulmojë fizikisht gruan e tij. Ai është
ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do
të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 13.05.2024 në ora 00:30 në Gostivar, në prani të
prindit të tij, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga
liria një të mitur nga Gostivari. Ai dyshohet se më 12 maj 2024,
pas orës 23:00 në Gostivar, pas një debati të mëparshëm ka
goditur me mjet të mprehtë personin L.M.(18). Lënda e mprehtë
është gjetur dhe konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit
ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 12.05.2024 rreth orës 19.00 në stadiumin e qytetit
në Tetovë, gjatë një ndeshje futbolli ndërmjet ekipeve të KF
“Shhendija” nga Tetova dhe KF “Struga Trim Lum” nga Struga,
zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin Z.M. (18)
nga Zubrina e Kërçovës pasi që ka shkelur rendin dhe qetësinë
publike duke u përleshur fizikisht me një person tjetër. Pas
zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë
parashtresë përkatëse.
……
Më datë 12.05.2024 në ora 15:45 në SPB Tetovë, personi
S.U. ka raportuar se gjatë rrugës nga lokaliteti Leshnicë për në
Kodrën e Diellit, shokët e tij me një katërçikletë kanë rënë në një
humnerë dhe nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tij. Shërbimet
policore menjëherë kanë shkuar në vendin e raportuar dhe i kanë
gjetur personin S.U. dhe të lënduarit F.F. (24) dhe S.S. (23) nga
Tetova dhe i kanë dërguar në Kodrën e Diellit, nga ku me
autoambulancë janë transportuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku
janë konstatuar lëndime trupore.
……
Më datë 12.05.2024, në ora 20:45, në SPB-Tetovë është
raportuar se ka rënë zjarr në shtëpinë në pronësi të A.F.(47) nga
Çegrani i Gostivarit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa
me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit,
zjarri është shuar.
……
Më datë 12.05.2024 në ora 11:50 në Njësinë policore
Gallatë, T.S. (75) nga Kalishti i Gostivarit, ka raportuar se në fshat
është kafshuar nga një qen endacak.
……
Më datë 12.05.2024 në ora 12:40 në Njësinë policore-
Gallatë, F.S.(47) nga Kalishti i Gostivarit, ka raportuar se në fshat
është kafshuar nga një qen endacak.
….