4.7 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË /KUMTESË

SPB TETOVË /KUMTESË

Më 10.05.2024 në orën 00.30 në rrugën rajonale Tetovë –
Shkup, në Zhelinë të Tetovës, efektivët e policisë nga Njësia e
Policisë-Grupçin kanë privuar nga liria personat B.L. (42), S.I.(38)
dhe M.M.(35), të gjithë nga Tetova. Gjatë një kontrolli sipërfaqsorë
në veturën ,,Opel” me shenjat e regjistrimit të Tetovës, në të cilën
ata u transportuan, është gjet marihuanë. Ata janë mbajtë në
stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes
kundër tyre, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
…….
Më 09.05.2024 në orën 17.05 në rrugën e ,,Ilindenit” në
Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar
Xh.M.(48) dhe L.M.(18), të dyja nga Republika e Kosovës, për
arsye se pas kontrollit të kryer është zbuluae se ata kishin hyrë në
shtet në mënyrë të ilegale dhe se nuk e kishin raportuar qëndrimin
e tyre në zonë. Ata janë mbajtë në stacionin policorë për
procedurë të mëtejshme.
……
Më 09.05.2024 rreth orës 23.35 në Njësinë e Policisë
Çegran është lajmëruar personi D.J.(58) nga një fshat i
Gostivarit, i cili në orën 21.30 ishte raportuar nga djali i tij L.J.(31)
se në shtëpinë e tyre familjare, pas një debati të shkurtër verbal,
ai e kishte sulmoi fizikisht. Punohet në pastrimin dhe
dokumentimin e çështjes, ku edhe do të pasoj parashtresë
përkatëse.
……
Më 10.05.2024 në orën 02.20 në udhëkryqin midis rrugëve
,,Iliria” dhe ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, efektivët policisë nga
SPB-Tetovë, kanë arrestuar personi F.E. (28) nga Gostivari, sepse
tek ai është gjet një mjet i mprehtë dhe një shkop gome. Ai është
mbajtë në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër
tij do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit të
Armëve.
……


Më 09.05.2024 në orën 12.00 në SPB-Tetovë, 37-vjeçarja
A.K. nga Tetova ka raportuar se rreth orës 08.20 tek parkingu pas
kazinosë ku ajo punonte, një person i panjohur nën kërcënim i
kishte marrë çantën me para nga qarkullimi ditorë në kazino. Janë
marrë masa për të pastruar çështjen.
……
Më 09.05.2024 në orën 01.05 në Njësinë e Policisë
Zherovjan është raportuar zjarr që u shkaktua në një shtëpi në
Çellopek të Tetovës, pronë e personit J.J. (72) nga ky fshat. Nuk
ka pasur asnjë person të lënduar kurse zjarri është shua nga një
ekip i Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit-Tetovë. Inspektimi në
vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB-Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments