Më datë 22.04.2024, në ora 16:00 në Tetovë, në
rrugën “107”, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë, me
vendim të gjykatës kanë arrestuar personin V.L.(20) nga
Tetova, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. Ai
është dorëzuar në Burgun e Tetovës, për vuajtje të
dënimit.
……
Më datë 22.04.2024 në ora 16:40 në Tetovë, në
rrugën ,,NA”, në bazë të aktvendimit të gjykatës është
arrestuar personi E.A. (22) nga Reçica e Vogël të
Tetovës, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg
dënim në lidhje me veprën e kryer penale ,,prodhimi dhe
shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike,
substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e
dënueshme nga neni 215 i Kodit Penal të RMV-së. Ai
është dorëzuar në Burgun e Tetovës për vuajtje të
dënimit.
……
Më datë 22.04.2024 në ora 15:15 në SPB-Tetovë,
personat B.Q. (21) nga Jazhinca e Tetovës dhe B.K (21)
nga Tetova, kanë raportuar se rreth orës 12:15 kanë
qenë të ulur bashkë në një objekt hotelierik në rrugën e
“Ilindenit” në Tetovë, janë sulmuar fizikisht nga tre
persona të panjohur, pas së cilës ka ndodhur një
përleshje më e madhe ku janë përdorur gjësende të
forta. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen
e rastit.
……
Më datë 22.04.2024 në ora 19:00, personi B.M.
(28) nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth
orës 18:00 për shkak të mosmarrëveshjes me një
person tjetër që kishin pasur më parë, është sulmuar
fizikisht nga fqinji i tij F.J.. Po merren masa për
zbardhjen e rastit.
……
Më datë 22.04.2024 në ora 20:30 në DPB-
Gostivar, personi M.N. (49) nga Gostivari ka raportuar se
rreth orës 20:00 në rrugën “Borçe Jovanoski”, personi
J.N. nga Gostivari ka tentuar ta sulmojë fizikisht dhe e
ka kërcënuar. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 23.04.2024 në ora 01.05, zyrtarët
policorë nga SPB-Tetovë kanë vepruar pas raportimit se
në fshatrat e Tetovës persona të cilët ishin me një
automjet, në periudhën e heshtjes parazgjedhore, po
ngjisnin material propagandues për zgjedhjet e tanishme
presidenciale, kështu që në Siniëan të Tetovës janë
ndaluarr personat R.R. (19) dhe një i mitur, të dy nga i
njëjti fshat, duke ngjitur materiale propagandistike për
një kandidat presidencial në zgjedhjet presidenciale. Me
ta është zhvilluar intervistë zyrtare në Njësinë e Policisë-
Kamnjan, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe
po merren masa për zbardhjen e rastit.
……