15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Me datë 11.04.2024 në ora 17:50 në Zdunje të
Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë
ndaluar personat E.J.(24) nga Nistrova e Gostivarit dhe
B.S.(23) nga Zdunja e Gostivarit, pasi që gjatë kontrollit
të kryer u është gjetur dhe konfiskuar marihuana dhe se
kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike. Të dy janë
ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit
ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.
……
Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB-Tetovë,
M.T. nga Tetova ka raportuar se në drejtim të shtëpisë
së tij në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është qëlluar me
armë zjarri nga një veturë ,,Volkswagen Polo,, në lëvizje.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar
dëmtime në derën e hyrjes dhe muret e shtëpisë. Është
kryer këqyrje dhe pas masave të marra rreth orës 01.35
të datës 12.04.2024 në rrugën Tetovë- Kodra e Diellit
automjeti është gjetur. Gjithashtu, pas marrjes së
masave, është konstatuar se paraprakisht është
raportuar se rreth orës 22:30 nën kërcnim të armës së
zjarrit është marrë vetura e tipit “Polo” me armë zjarri
nga personi F.E. dhe babait të tij H.E.. Po ndërmerren
masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihen
kallëzimet përkatëse.
……
Më datë 11.04.2024 në ora 18.55 në SPB-Tetovë,
47-vjeçarja L.E. nga Tetova, ka raportuar se në orën
16:15 automjeti i saj i parkuar ,,Audi” me targa të
Tetovës, është goditur dhe dëmtuar nga një automjet
tjetër të drejtuar nga B.S.. Sipas njoftimit, ajo ka tentuar
të kontaktojë me të, por ai ka vazhduar të lëvizë me

veturë dhe pasi ajo ka tentuar të hapë derën e veturës
së tij, ai e ka tërhequr, pas së cilës ajo është rrëzuar dhe
është lënduar. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments