11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB Tetovë / K u m t e s ë

SPB Tetovë / K u m t e s ë

Dje (11-mars) rreth orës 16:00 në Stacionin Policor
të Tetovës është paraqitur vetë 37-vjeçari D.M. nga
Tetova, i cili në orën 13:50 ka qenë i raportuar nga
personi D.M.(49) nga Tetova, se gjysmë ore më herët në
rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë, ka sulmuar fizikisht
djalin e tij të mitur. Sipas raportit, sulmit i ka paraprirë një
debat paraprka verbal mes tyre. Po merren masa për
pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
…..
Dje (11-mars) në ora 08:50 nga Spitali i
Përgjithshëm i Gostivarit “Ferid Murad” në SPB-Tetovë
kanë raportuar se një i mitur nga Gostivari është sjellë
për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit, i mituri dhe babai
i tij kanë qenë paraprakisht në një objekt në ndërtim në
rrugën “Iljo Antevski-Smok” në Gostivar dhe është
lënduar në një send metalik. Në vendin ku kishte
ndodhur lëndimi ekipi nga SPB-Tetovë ka kryer
inspektimin në të cilin kanë marrë pjesë edhe
përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Rasti
është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
…..
Mbrëmë (12-mars), dhjetra minuta pas mesnate në
Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë, është
raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në
Vratnicë të Tetovës, vetura “Reno” me targa të Tetovës e
drejtuar nga 34-vjeçari I.E. nga Dobroshti i Tetovës ka
goditur ka goditur dhe ka vrarë një derr të egër. Në
automjet nuk ka pasur persona të lënduar. Ekipi nga
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka kryer këqyrje
të vendit të aksidentit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments