12.8 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët policorë të SPB-Tetovë, mbrëmjen e
djeshme (28-shkurt) rreth orës 23:25 kanë privuarnga
liria 41-vjeçarin A.A. nga Shipkovica e Tetovës. Në
banesën ku ai ka qëndruar përkohësisht në Tetovë,
gjatë kontrollit të kryer më herët me urdhër të gjykatës
janë gjetur marihuanë dhe një peshore digjitale. I njëjti
është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas
zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij
do të përpilohet parashtresë përkatës.
……
Dje (28-shkurt) në ora 10:20 minuta në rrugën
“Cvetan Dimov” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-
Tetovë, pas lëshimit të urdhër arestit dhe me urdhër të
gjykatës kanë ndaluar 40-vjeçarin S.K. nga Tetova për
vuajtje të dënimit me burg. Menjëherë pas kësaj, S.K.
është dorëzuar në INKP burgu i Shkupit në Shkup.

Dje (28-shkurt) në ora 15:30, zyrtarët policorë të
SPB-Tetovë kanë ndaluar personat M.R.(60) dhe
Z.I.(58), të dy nga Shipkovica e Tetovës, të cilët janë
gjetur në zonën “Reka e ftohtë”, rajoni i Brodecit të
Tetovës, pasi që kanë prerë ilegalisht drurë të ahut me
sharrë motorike. Është kryer inspektimi në kuadër të të
cilit është konstatuar se në atë vend janë prerë rreth 200
drunjë të tillë. Pasi çështja të jetë dokumentuar
plotësisht, kundër tyre do të pasojnë parashtresat
përkatëse.
…….
Dje (28-shkurt) rreth orës 13:00, në Vrapçishtë të
Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti.

i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar 54-
vjeçarin E.D. nga Republika e Shqipërisë, për shkak të
qëndrimit të padeklaruar në zonë. Ai është ndaluar në
Stacionin Policor Gostivar për procedurë të
mëtutjeshme.
…….
Tridhjetë e shtatë vjeçarja A.S. nga Gostivari, dje
(28-shkurt) në ora 18:15 në SPB-Tetovë ka raportuar se
rreth orës 17:00 në shkollën fillore të Gostivarit, ku ka
mësuar djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga
shoku i klasës. Rasti është duke u zbardhur dhe
dokumentuar.
……..
Dje (28-shkurt) në ora 16:30, në shtëpinë e
personit M.C. në Saraqinë të Tetovës, zyrtarët policorë
të SPB-Tetovë kanë gjetur të miturën J.T.(14) nga
Vollkova e Shkupit, për të cilën në ora 14.05 në Stacioni
Policor Gjorçe Petrov nëna e saj I.T. e kishte raportuar
se ishte larguar nga shtëpia. Përndryshe ajo edhe më
parë kishte qenë e raportuar se ishte larguar disa herë
nga shtëpia. Në prani të përfaqësuesit të Qendrës për
Çështje Sociale, e mitura pak më vonë iu dorëzua
prindërve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments