Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (26-
shkurt) në ora 21.45 kanë privuar nga liria 22-vjeçarin
B.I. nga një fshat i Tetovës i cili është raportuar nga
gruaja e tij 21-vjeçare nga një fshat tjetër i Tetovës se të
njëjtën ditë rreth orës 07:30, por edhe disa herë më
parë, në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar
fizikisht atë dhe nënën e saj 39-vjeçare. Ai është mbajt
në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe
dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatitet
parashtresë përkatëse.
……
Tridhjetë e katër vjeçarja nga Tetova, mbrëmë (27-
shkurt) rreth orës 01.00 në SPB-Tetovë ka raportuar se
më datë 24 të këtij muaji rreth orës 22.00, partneri i saj
jashtmartesorë 31-vjeçar nga një fshati i Tetovës e
kishte sulmuar fizikisht në apartamentin ku ajo
qëndronte. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe
dokumentimin e rastit.
—-
Tridhjet e tetë vjeçari H.I. nga Gostivari, dje (26-
shkurt) në orën 11:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se
rreth orës 19:30 në rrugën “Balindollska” në Gostivar për
shkak të keqkuptimeve të tyre rreth parkimit të
automjeteve, është sulmuar fizikisht nga personi F.N.
nga Struga, i cili ishte duke qëndruar përkohësisht në
Gostivar. Çështja është duke u pastruar dhe
dokumentuar.
—–
Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit
të punëve të brendshme Gostivar, dje (26-shkurt) rreth
orës 15:45 minuta, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në
Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi, i
cili dyshohet se një ditë më parë në mënyrë të
paligjshme kishte vjedhur një veturë “”pezho 306″” me
targa të Gostivarit, e cila kishte qenë e parkuar në
rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar. Vetura
është gjetur dhe kthyer tek pronari dhe pas
dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgatitet
parashtresë përkatëse.
……
Dje (26-shkurt) në orën 19:15, në Toplicë të
Gostivarit, efektivët e policisë të SPB Tetovë-
Departamentit të punëve të brendshme Gostivar kanë
privuar nga liria 26-vjeçarin I.Ç. nga ky fshat për shkak
të dyshimit se më datë 6 të këtij muaji ai ishte përpjekur
që të merrte një veturë në Gallatë të Gastivarit. Çështja
është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……
Tridhjetë e tetë vjeçarja Sh.A. nga Banjica e
Poshtme e Gostivarit, dje (26-shkurt) në orën 20:10 në
SPB-Tetovë, ka raportuar se rreth orës 17:45 në një
shkollë fillore të gostivarit, djali i saj i mitur ishte sulmuar
fizikisht nga shoku i tij i klasës dhe më vonë babai i të
raportuarit e kishte kërcënuar. Çështja është duke u
pastruar.