13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Maj, 2024
BallinaLajmeAdemi: Me zgjedhjen e presidentit në Kuvend do të kursehen 20 milionë...

Ademi: Me zgjedhjen e presidentit në Kuvend do të kursehen 20 milionë euro! Kërkesa mbetet edhe gjatë formimit të qeverisë së ardhshme

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencën e sotme për media theksoi se kërkesa e BDI-së që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend do të mbetet edhe gjatë formimit të qeverisë së ardhshme. 

“Kjo kërkesë do të jetë edhe pas rrethit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve presidenciale, edhe pas zgjedhjeve parlamentare dhe gjatë formimit të qeverisë. Kështu që, këto deklarata të tilla dhe të ngjashme i kemi dëgjuar edhe kur e kemi promovuar konceptin për kryeministrin shqiptar. Por kjo u realizua. Ne medojmë se kjo është ide shumë përparimtare duke u nisur nga arsyet të cilat tashmë i theksova. Edhe kursim të mjeteve të buxhetit, por edhe që të pengohet lodhja e qytetarëve nga pjesëmarrja dhe në mbledhjen e nënshkrimeve dhe në pjesëmarrjen në fushatën për funksionin e presidentit të shtetit. Duke pasur parasysh se jemi demokraci parlamentare logjike do të ishte që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend”, tha ai.Kjo, theksoi ai, do të mundësojë president me legjitimitet të plotë, kursim të mbi 20 milionë eurove në shtet, dhjetëra mijëra qytetarë do të kursehen nga procesi i mbledhjes së nënshkrimeve, të gjithë qytetarët gjithashtu do të kursehe nga fushata dhe pjesëmarrja në zgjedhje për funksion protokollar. 

Ademi theksoi se nuk është progresive nëse thuhet se një funksion shtetëror është i rezervuar vetëm për një bashkësi etnike, ndërsa gjatë kësaj të mos mendohet për cilësinë. 

“Jo, nuk është progresive nëse themi se funksioni shtetëror i rezervohet vetëm një bashkësie etnike, pa marrë parasysh cilësinë. Shpesh ka deklarata deri kur me kuota etnike, apo jo? Ka pasur deklarata kur fokusohemi te cilësia? Epo, ne kemi kandidatin presidencial më cilësor, pse kjo ide nuk do të ishte progresive dhe pse nuk do të ishte progresive nëse presidenti i vendit, si në demokracitë e tjera parlamentare, zgjidhet në Kuvend, dhe jo në zgjedhje, duke marrë parasysh normat kushtetuese, ku për të pasur cikël të suksesshëm zgjedhor presidencial, vërtet duhen përpjekje të mëdha – censusi në rrethin e parë dhe censusi për zgjedhje të suksesshme presidenciale në rrethin e dytë”, theksoi Ademi.

Shtoi se për shkak të kësaj ndryshimet kushtetuese më parë ishin në këtë drejtim veçanërisht për rrethin e dytë të zgjedhjeve – nga 50 për qind dalje në 40 për qind dalje. Vlerëson se nëse presidenti i shtetit zgjidhet në Kuvend do të sigurohet koncensus shoqëror, sepse aty marrin pjesë partitë, të cilët i kanë zgjedhur qytetarët, ndërsa me shumicën e Badenterit do të sigurohet edhe koncensus ndëretnik.

“Legjitimiteti i atij presidenti, i cili do të zgjidhet në Kuvend me shumicë të dyfishtë dhe me shumicë prej dy të tretave dhe me shumicë të Badenterit do të jetë shumë, shumë më i madh se sa legjitimiteti i marrë me 41, 42 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në listën zgjedhore. Për këtë këtu e shohim progresin e kësaj ideje”, tha ai. 

Ademi kumtoi se ndryshimi i Kushtetutës dhe mënyrës së zgjedhjes së presidentit do të jenë temat kryesore në të cilat do të përqendrohet BDI-ja gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. 

“Premtimi ynë kryesor është ndryshimi i Kushtetutës dhe për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, por edhe për përmbushjen e detyrimit të cilin e kemi në procesin e integrimeve evropiane, ndërsa gjithsesi se me kalimin e kohës, tashmë është finalizuar programi ynë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, kështu që para publikut si edhe gjithnjë, si edhe tani i prezantojmë programet tona”, tha Ademi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments