15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (18-shkurt)
rreth orës 21:30, në rrugën “107” në Bllokun 82 në
Tetovë, kanë privuar nga liria 18-vjeçarin R.A. nga
Rakoveci i Tetovës për arsye se gjatë kontrollit të kryer
ndaj tij është gjet dhe konfiskuar marihuanë. Pas
dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të
përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Dje (18-shkurt) rreth orës 14:30, në sheshin e
qytetit në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë
kanë ndaluar 24-vjeçarin R.M. nga Kërçova, i cili
kërkohej me fletarest qëndrorë me urdhër të gjykatës
për vuajtje të dënimit me burg. Personi është dorëzuar
në Institucionin Korrektues penal Burgu i Manastirit për
vuajtje të dënimit.

Djembrëma (18-nëntor) rreth orës 22:30, në rrugën
“Gjorce Petrov” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-
Tetovë kanë privuar nga liria 69-vjeçarin S.A. nga
Tetova. Ai më parë është raportuar se kishte vepruar në
mënyrë agresive dhe e kishte sulmuar fizikisht babain e
tij nëntëdhjetë vjeçar. Ai është mbahet në Stacionin
Policor të Tetovës dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të
plotë të çështjes kundër tij do të përgatitet parashtresë
përkatëse.
……
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (18-shkurt)
rreth orës 13:50 në Pallçisht të Poshtëm të Tetovës,

kanë arrestuar 29-vjeçaren S.Ç., 35-vjeçarin E.Ç. dhe
33-vjeçarin A.A., të gjithë nga Republika e Shqipërisë.
Ata kishin qenë të raportuar pak më parë nga 39-
vjeçarja A.M. nga ky fshat në shtëpinë e tyre familjare,
kishin vepruar në mënyrë agresive dhe i kishin
kërcënuar familjarët e saj, për shkak të marrëdhënieve
të papastruara dhe keqkuptimeve me vëllain e saj i cili
ishte ish-bashkëshort i S.Ç.. Çështja është duke u
pastruar dhe dokumentuar.
……
Dje (18-shkurt) në orën 14:00 në Stacionin Policor
të Gostivarit, është parqitur 58-vjeçari F.B. nga Gostivari,
i cili kishte qenë i raportuar nga gruaja e tij 58-vjeçare se
ai kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj saj dhe e
kishte kërcënuar. Merren masat për zbardhjen dhe
dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të pasoj
parashtresë përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments