Tetëmbëdhjetë vjeçari Sh.I. nga Tetova, mbrëmë
(14-shkurt) në ora 21:50, në SPB-Tetovë ka raportuar se
në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë, në të cilën ka qenë
duke drejtuar veturën e tij “Volksfagen Polo” me targa të
Tetovës, rreth orës 09:00 është sulmuar fizikisht nga
disa persona. Më herët ai me veturën e tij ka
aksidentuar një të mitur dhe kur ka dalë për të parë se
çfarë ka ndodhur është sulmuar, ndërsa i mituri ka
pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuat në
Spitalin klinik të Tetovës. Rasti është duke u zbardhur
dhe dokumentuar.
……
Dje (14-shkurt) në ora 19:30 E.S.(68) nga Tetova,
në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 11:00 nga
shtëpia janë larguar vajza e tij M.S.(36) bashkë me
djalin e saj të mitur, të cilët jetonin me të. Po merren
masa për gjetjen e personave në larguar.
Shtatëdhjetë vjeçarja V.J. nga Tetova, dje (14-
shkurt) në ora 19:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se në
rrugën “Bane Stefanovski” në Tetovë rreth orës 17:00
është kafshuar nga një qen endacak.
…….
Efektivët policorë të SPB-Tetovë, dje (14-shkurt)
nga ora 09.14 kanë kryer aksion kontrollues ndaj
këmbësorëve dhe sjelljes së tyre në komunikacion.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 16
këmbësorë (TE-10 dhe GV-6), numri më i madh i tyre
(TE-6 dhe GV-6) kanë kaluar në rrugë jashtë
vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe 4 (TE) që
kanë kaluarrrugën duke mos respektuar sinjalistikë
ndriçuese-semaforët në udhëkryq.
Këmbësorëve-shkelës u janë shqiptuar kallëzime
përkatëse me gjoba prej 30 deri në 50 euro në
kundërvlerë në denarë dhe janë thirrur në të
ashtuquajturën mësim në komunikacion. Gjatë kontrollit
është sanksionuar edhe 1 (TE) kundërvajtje tjetër
rrugore.
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë apelon dhe
rikujton këmbësorët që të jenë sa më të kujdesshëm kur
dhe ku kalojnë rrugët dhe si lëvizin në ato rrugë dhe
lagje ku nuk ka trotuare të formësuara. Nga ana tjetër
drejtuesit e mjeteve këshillohen të japin gjithmonë
përparësi kalimi këmbësorëve.