11 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeSpasovski nga Uashingtoni për korrupsionin: Më i rëndësishëm është konfiskimi i pronës...

Spasovski nga Uashingtoni për korrupsionin: Më i rëndësishëm është konfiskimi i pronës së përfituar në mënyrë ilegale

Për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vendi mori nota shumë të këqija jo vetëm nga Brukseli, por edhe nga administrata amerikane – njerëz të tjerë u futën në listën e zezë. Pas takimit të ministrit të brendshëm Oliver Spasovski me zv.sekretarin shtetërorë, Xhejms O’Brajan, në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Spasovski ka theksuar se sistemi duhet të funksionojë në tërësi.

“Janë rreth gjashtë milionë euro dëme që janë zbuluar nga rastet e korrupsionit. Fakt ështëqë sistemi duhet të funksionojë në tërësinë dhe nuk është vetëm hetimi, arrestimi i personave, por duhet përfunduar deri në fund. Pra, të përfundojë në sistemin gjyqësor të ketë zbatim të sanksionit, dhe më e rëndësishmja, konfiskim i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Vetëm në këtë mënyrë do të mbyllet rrethi dhe qytetarët do të ndjejnë se i gjithë sistemi funksionon me të vërtetë dhe besimi rritet.” – Oliver Spasovski, Ministër i Punë të Brendshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments