Të gjithë policët që të shtunën siguruan kremtimin denjësisht të 151 vjetorit të lindjes së të madhit Goce Dellçev, do të shpërblehen me kompensim për performancën në punë në masën 10 për qind të komponentit bazë të pagës së punonjësit. të cilat mjetet janë paraparë në Buxhetin e MPB-së, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
- Unë si ministër i Brendshëm e kam shfrytëzuar të drejtën që më ka dhënë Marrëveshja Kolektive e MPB-së (neni 160, 161 dhe 162) dhe në seancën e sotme i kam propozuar Qeverisë, e cila ka miratuar Konkluzionin për pagesën e bonusit të performancës prej 10 për qind të pjesëtarëve të policisë së Maqedonisë, të cilët ishin angazhuar në terren më 4 shkurt, njoftoi Spasovski në profilin e tij në Facebook.