16 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaSpanja armatos Turqinë, Greqia-BE-së: Mos u jepni armë, kërcënojnë me luftë

Spanja armatos Turqinë, Greqia-BE-së: Mos u jepni armë, kërcënojnë me luftë

Dendias kërkon që BE-ja të ndjekë shembullin e Francës, jo të Spanjës, që sapo furnizoi marrëveshjen e furnizimit me armë me Turqinë. Bashkëpunimi ushtarak mes Spanjës dhe Turqisë ka alarmuar Greqinë. Pas vizitës së kryeministrit spanjoll Pedro Sançez në Ankara ku u firmos marrëveshje e shitjes së armëve për shtetin turk, mes tyre dhe ndërtimi i një aeroplanmbajtëse ushtarake, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias shpreh shqetësimin e tij ndaj homologut francez Jean-Yves Le Drian në Athinë.

Ai kërkoi që vendet anëtare të Bashkimit Europian të ndjekin shembullin e Francës që promovon stabilitet për ruajtjen e rendit në rajon si dhe të mos shesin armë “një vendi që kërcënon një shtet të BE-së me luftë”. Në këtë rast, Dendias i referohet Turqisë dhe marrëdhënieve të ndera mes palëve.

“Duhet ndjekur shembulli i Francës dhe të mos furnizojnë me armë vende që kërcënojnë me luftë. Greqia promovon stabilitet rajonal dhe përqëndrohet në marrëdhëniet e shkëlqyera mes saj dhe Francës”, u shpreh Dendias para ministrit të Jashtëm Francez Le Drian.

Marrë nga “AMNA”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments