Dendias kërkon që BE-ja të ndjekë shembullin e Francës, jo të Spanjës, që sapo furnizoi marrëveshjen e furnizimit me armë me Turqinë. Bashkëpunimi ushtarak mes Spanjës dhe Turqisë ka alarmuar Greqinë. Pas vizitës së kryeministrit spanjoll Pedro Sançez në Ankara ku u firmos marrëveshje e shitjes së armëve për shtetin turk, mes tyre dhe ndërtimi i një aeroplanmbajtëse ushtarake, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias shpreh shqetësimin e tij ndaj homologut francez Jean-Yves Le Drian në Athinë.
Ai kërkoi që vendet anëtare të Bashkimit Europian të ndjekin shembullin e Francës që promovon stabilitet për ruajtjen e rendit në rajon si dhe të mos shesin armë “një vendi që kërcënon një shtet të BE-së me luftë”. Në këtë rast, Dendias i referohet Turqisë dhe marrëdhënieve të ndera mes palëve.
“Duhet ndjekur shembulli i Francës dhe të mos furnizojnë me armë vende që kërcënojnë me luftë. Greqia promovon stabilitet rajonal dhe përqëndrohet në marrëdhëniet e shkëlqyera mes saj dhe Francës”, u shpreh Dendias para ministrit të Jashtëm Francez Le Drian.
Marrë nga “AMNA”