2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeSot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV.

Sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV.

Sot, në Maqedoninë e Veriut do të fillojë fushata për zgjedhjet lokale.

Siç kanë njoftuar partitë, fushatën do ta fillojnë nga qytete të ndryshme:

  • Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë këtë do ta bëjë nga Manastiri duke filluar në ora 20:00,
  • VMRO-DPMNE nga Ohri me fillim prej orës 18:00,
  • Bashkimi Demokratik për Integrim nga Gostivari me fillim prej orës 18:00,
  • Koalicioni Aleanca për Shqiptarë dhe Alternativa nga Çairi në ora 19:00 dhe
  • Lëvizja Besa nga Shkupi me fillim prej orës 19.

Të gjitha partisë fushatën do të përmbyllin më 15 tetor, pasi në mesnatë fillon heshtja zgjedhore.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor do të zgjasë 20 ditë. Rrethi i dytë do të mbahet më 31 tetor. KSHZ për këto zgjedhje verifikoi 303 kandidatura për kryetarë komune dhe 567 lista për këshilltarë. Në këto zgjedhje për herë të parë do të zbatohet votimi me lexues të gjurmëve të gishtave, gjë për të cilën janë blerë terminale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments