13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaKurioziteteSot dita më e shkurtër e vitit . Zyrtarisht dimri nis sot,...

Sot dita më e shkurtër e vitit . Zyrtarisht dimri nis sot, si ndikon kjo te ne?

Zyrtarisht dimri nis sot, me ditën më të shkurtër të vitit. Më 21 dhjetor, Dielli do të perëndojë rreth 3 minuta më vonë, në orën 16:44, por do të lindë edhe më vonë, në orën 07:37 të mëngjesit.

Në hemisferën veriore 21 dhjetori njihet si dita më e shkurtër e vitit dhe nata më e gjatë. Në rrethin polar arktik dielli nuk do të shfaqet fare e ndërsa në Antarktidë dielli do të ndriçojë me orë të gjata duke qenë se në hemisferën jugore është dita më e gjatë dhe nata më e shkurtër. Pasi solstici të ndodhë, dielli do të kthehet në veri sërish.(sqarimi i solstiki

Solstiku apo solstici (lat solstitium; dhe gr. iliostasio) – Diellndalimi, është çasti kohor i vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël ndaj diellit.

Solstiku, diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).

Ky solstic është një prej festimeve më të vjetra e më të njohura që njerëzit bëjnë gjatë dimrit. Jo vetëm që shënon ndryshimin e stinëve, por është gjithashtu fundi i netëve të gjata të dimrit, duke qenë se në vijim, netët fillojnë të shkurtohen kurse ditët të zgjaten.

Solstici dimëror shënon fillimin e një sezoni të ri, në të cilin ne jemi më të hapur dhe më lidhur me energjinë që marrim prej Tokës. Ky solstic simbolizon gjithashtu “rikthimin tek drita”, por si do të ndikojë tek jetët tona “Toka e re”?Bashkimi i dy planeteve përfaqëson dy energji të reja që do të funksionojnë për ne siç nuk bënin më parë. Detyra e njerëzve është të gjejnë balancën me dy energjive që na ofrohen pikërisht në 21 dhjetor.

Kjo ditë është perfekte për të medituar dhe për të kryer rituale të tjera spirituale. Duhet të jeni të hapur ndaj energjive që sjell ky 21 dhjetor dhe të lejoni intuitën t’ju udhëheqi. Sa më e lartë të jetë frekuenca e planeteve në kohën “që ndahen”, aq më shumë energji e mirë do të “çlirohet” për ne.

Në përgjithësi fillimi i dimrit përmirëson shikimin e shumë yjësive pasi erërat e veriut lirojnë atmosferën nga mjegulla dhe lagështira duke e bërë më të qartë. Për shembull, në këtë periudhë të vititi spektakolare janë kostelacionet e Demit, Orionit, Binjakëve, dhe Auriga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments