9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeSASHK-u prolongon grevën e paralajmëruar për 11 nëntor 2019 ...?

SASHK-u prolongon grevën e paralajmëruar për 11 nëntor 2019 …?

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës vendosi që grevën e 11 nëntorit ta prolongojë. Kryetari i Sindikatës Jakim Nedelkov tha se nesër  do të kumtohet marrëveshja eventuale në mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës, sipas së cilës plotësohet kërkesa e tyre prioritare, rritja e pagave nga 1 janari.

“Në seancën e sotme Këshilli I SASHK-ut solli vendim që vendimin për grevë të përgjithshme nga 11 nëntori ta prolongojmë. Kjo u vendos në bazë të analizave që ministria e Arsimit i ka dorëzuar deri tek ne, se për rritje të rrogës që nga 1 janar 2020 i janë të nevojshme edhe disa ditë ministrisë që përfundimisht të sigurohen mjete që do t’i përmbushin kërkesat tona”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Ministri Ademi tha se nuk dëshiron të ngutet për të marr ndonjë vendim të gabuar dhe se ende po bëhen konsultimet finale që të arrijnë deri tek një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët.

“Fatkeqësisht sot nuk i kemi rezultatin por besoj se deri në fund të ditës do të kemi rezultat dhe do të dihet qëndrimi ynë pasi do të kemi një pasqyre të qartë për gjendjen dhe  pozicionet tona  01.40 Andaj i ftoj për nesër përfaqësuesit e SASHK-ut, që nesër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të ulemi dhe të kemi raundin e fundit të bisedimeve për ngritjen e pagave”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Nedellkov insiston që rritja e pagave të fillojë të fillojë nga 1 janari i 2020-s, ndërsa për kërkesat për kërkesat tjera  do të vendoset në periudhën në vazh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments