9.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeSonja Biserko: Veriu i Kosovës është çerdhe e krimit, Lista Serbe nuk...

Sonja Biserko: Veriu i Kosovës është çerdhe e krimit, Lista Serbe nuk përfaqëson serbët

Sonja Biserko, intelektuale veterane në Serbi, dje dha një intervistë të gjatë për Radio Kosovën, ku foli për shumë çështje aktuale politike, përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo theksoi se veriu është çerdhe e krimit.

“A e dini si, fillimisht bashkësia ndërkombëtare i garantoi Qeverisë së Kosovës se serbët lokalë do të dalin në këto zgjedhje, por ata nuk dolën, ndërkohë ndihej nevoja që të mbushej disi ai boshllëk ligjor, i cili edhe është karakteristikë e veriut të Kosovës, sepse në veri nuk mbizotëron sistemi i drejtësisë, as i Kosovës e as ai i Serbisë, por veriu është vetëm një siç do të thosha, çerdhe e krimit.” – tha ajo.

Zonja Biserko ka folur edhe për Listën Serbe, e cila parti, sipas saj, nuk përfaqëson interesat e serbëve në Kosovë, por është instrument i Serbisë për të destabilizuar Kosovën.

“Fatkeqësisht serbët lokalë i vuajnë pasojat më së shumti, sepse janë instrumenti i Beogradit që nga 2012, kur është themeluar “Lista Serbe.” Që nga ajo kohë ka qenë e qartë që ajo do të jetë në funksion të Serbisë, duke destabilizuar Kosovën edhe përmes mosmarrëveshjeve në parlament, sepse serbët kanë të drejtën e vetos në disa çështje kryesore. Ata nuk përfaqësojnë interesat e serbëve në Prishtinë dhe kjo, mendoj, se është problemi i tyre, sepse interesi dhe qeverisja e tyre menaxhohet nga Beogradi, i cili në fakt ndjek interesat e tij më shumë se ato të serbëve lokalë, duke bllokuar kështu integrimin e tyre.” – theksoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments