Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka njoftuar se do të largohet nga koalicioni qeverisës nëse Maqedonia e Veriut merr negociata me BE-në, tha deputeti i partisë Rumen Geçev, raportojnë mediat bullgare.
Sipas tij, përveç lëvizjes “Ka një popull të tillë” të udhëhequr nga showmeni dhe politikani Slavi Trifunov, nga socialistët do të largohet edhe koalicioni i udhëhequr nga “Vazhdojmë me ndryshimin”.
Pos “Ka një popull të tillë”, i cili do të largohet nga koalicioni nëse jepet drita jeshile për negociata me Maqedoninë e Veriut pa plotësuar kriteret, të njëjtën do ta bëjë edhe BSP-ja – tha Geçev.
Ndërkaq, një nga deputetët e pushtetit “Vazhdojmë me ndryshimin” Venko Sabrutev doli me një deklaratë tronditëse dhe kërkoi nga Shkupi që Sofja t’ia kthejë në kockat Car Samuelit.
„Maqedonia e Veriut dhe vetoja e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është një çështje madhore për njerëzit për momentin. Ne nuk do të heqim veton nëse Maqedonia e Veriut nuk ka dhënë garanci dhe gjeste se do t’i përmbushë obligimet. “Një gjest i tillë është kthimi i eshtrave të Car Samuelit tek ne,” tha Sabrutov.
Megjithatë, sipas mediave bullgare, eshtrat e Car Samuelit ndodhen në Selanik dhe Bullgaria prej kohësh po negocion me autoritetet greke për kthimin e tyre. Ato nuk janë nën juridiksionin e Shkupit dhe kjo është e pashpjegueshme. Maqedonia t’i kthejë në Bullgari në kuadër të heqjes së vetos, nëse Sabrutev nuk ngatërrohet me historinë, theksojnë mediat bullgare.përcjell telegrami.mk