16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaFeaturedSnopçe: Mexhiti të dorëhiqet nga BDI-ja nëse e ka seriozisht me Grubin...

Snopçe: Mexhiti të dorëhiqet nga BDI-ja nëse e ka seriozisht me Grubin (VIDEO)

Deputeti i koalicionit opozitar ASH-AAA, Halil Snopçe, vlerëson se përplasjet mes nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti dhe zëvendëskryeministrit Artan Grubi, janë lojë e kurdisur politike. Në një prononcim për gazetën LAJM, Snopçe tha se, nëse Izet Mexhiti do të ishte serioz në akuzat ndaj Grubit, si përfaqësuesi më i lartë i BDI-së në pushtet, do të duhej të ishte dorëhequr nga partia.
“Është një lojë. z.Mexhiti parashtroi edhe pyetje parlamentare ndaj z.Grubi i cili në njëfarë forme i tha të gjitha të vërtetat që opozita i kishte thënë. Por, nuk është me të thëmne. Izet Mexhiti nëse është serioz në fjalët e tij duhet të merr masa dhe duhet në mënyrë transparente të largohet nga BDI-ja. Gjithçka tjetër është një lojë, një skenar i përgatitur mirë dhe një aktrim nga eksponentët e BDI-së”, tha deputeti Halil Snopçe për gazetën LAJM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments