15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeSnopçe: Bujar Osmani ka shpërndarë pasaporta për njerëz në listën e zezë...

Snopçe: Bujar Osmani ka shpërndarë pasaporta për njerëz në listën e zezë të SHBA

Në pritje të fillimit zyrtar të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut, partitë politike kanë zgjedhur një retorikë sulmuese ndaj kundërshtarëve, ndërkohë që mbizotërojnë akuzat për afërsinë e partive të caktuara me politikat e Federatës Ruse.

Një reagim i fortë vjen nga Halil Snopçe deputet i Aleancës për Shqiptarët i cili nga studioja e lajmeve në “Ora News” akuzoi drejtpërdrejtë kandidatin shqiptar për president në këto zgjedhje Bujar Osmani.
Ai e shënjestroi Osmanin si njeriu që ka shpërndarë pasaporta për oligarkët dhe persona që janë në listën e zezë të SHBA-së për lidhjet e tyre të forta me Rusinë.

“Përveç kësaj korrupsioni është në një nivel të jashtëzakonshëm. Është shndërruar në një virus të rrezikshëm, gjë që e detyroi SHBA-në të izolojë këta persona siç ishte kryetari i Strugës.
Shqiptarët jetojnë në komunizëm në Maqedoni, dhe ne kemi mision të jashtëzakonshëm për ta ndryshuar këtë realitet”, u shpreh ndër të tjera deputeti i ASH-së Halil Snopçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments