-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 8 Shkurt, 2025
BallinaLajmeSnopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

Deputeti i koalicionit VLEN, nga radhët e ASH-së, sot nga foltorja e Kuvendit ka drejtuar një apel partisë opozitare shqiptare, BDI-së, nga ku ka kërkuar që të vazhdojnë me reformim. Sipas Snopçes reformimi i BDI-së është në interesin e përgjithshëm.

“Apeli im ndaj BDI-së për tu reformuar. Vetëm reformimi prej së vërteti është në interes të popullit. Vërtetë që keni pasur shumë goditje kohët e fundit. Goditjet do të vazhdojnë sepse duhet dhënë llogari edhe për të bëmat, por edhe për të pabëmat që duhej të kishit bërë. Duhet të dini se të gjithë rufetë nuk të godasin për të prishur jetën. Disa prej tyre të godasin edhe për të ta pastruar rrugën. Prandaj bëj apel, pastroni rrugën tuaj gjë që është në interesin e përgjithshëm”, ka deklaruar deputeti i VLEN, Halil Snopçe. Ai gjithashtu shtoi se përmirësimi i gabime është i natyrshëm dhe duhet të ndodhë. Sipas tij kur nuk përmirësohen gabimet kjo bënë problem të vërtetë. „Nëse bënë gabim nuk e korrigjon gabimin ky është gabimi i vërtetë, prandaj edhe lapi ka gomën se kush shkruan mund të gabojë“, përfundoi deputeti Snopçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments