10.6 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeSkender Rexhepi-Zejdi / Kryeministër nuk bëhet me BDl-në , kjo parti do...

Skender Rexhepi-Zejdi / Kryeministër nuk bëhet me BDl-në , kjo parti do të përfundojë në opozitë

onte, në emisionin “Click Plus” në TV 21, i ftuar ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi.

“Çfarë bëri BDI gjatë 18 viteve qeverisje? Kjo është pyetja themelore. Prandaj kërkesa e BDI-së për postin e kryeministrisë është shpikje për mbijetesë politike. BDI nuk mund ta shpëton veten nga humbja e thellë dhe prandaj do të përfundojë në opozitë”.

Madje Zejd Rexhepi tha se ss në kohën e Rankoviqit nuk kemi pasur kaq shpërngulje të shqiptarëve – BDI fajtore e shpënguljes së shqiptarëve

“BDI jeton në utopi politike. Kjo parti nuk flet për parandalimin e shpërnguljes, për sistemin shëndetësor e për arsimin shqip.”, tha Rexhepi.

Ai tha se: “Para se të flasë për ide të këtilla BDI duhet të shpjegojë se pse në periudhën e saj u shpërngulën mbi 300 mijë shqiptarë? Sa për informacionin tuaj, kaq shqiptarë nuk janë shpërngulur as në kohën e Rankoviqit”.

Ai tha se: “Misioni i koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët kanë mision arsimin cilësor, ekonominë e zhvilluar, shtetin ligjor dhe sistemin profesional shëndetësor.

Duke folur mbi situatën e pandemis Covit 19 në vend, Rexhepi tha: “Falja e namazit të Bajramit ishte vendim i duhur. Muslimanët nuk janë fajtorë për eskalimin e situatës pandemike në vend”. Ai shtoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm me situatën në vend.

Skender Rexhepi – Zejdi, shtoi se “Maqedonia e Veriut dështoi me menaxhimin e situatën pandemike. Në nivel global jemi gati të fundit për nga keqmenaxhimi, ndërsa në rajon jemi të parët për keqmenaxhimin e pandemisë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments