10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSKENDER REXHEPI-ZEJDI ALTERNATIVA : ZGJEDHJET DUHET TË MBAHEN NË FUND TË KORRIKUT...

SKENDER REXHEPI-ZEJDI ALTERNATIVA : ZGJEDHJET DUHET TË MBAHEN NË FUND TË KORRIKUT (VIDEO)

Partia Alternativa, vlerëson se fillimisht duhet të mbahet llogari për shëndetin e qytetarëve dhe më pas të mendohet për zgjedhje. Skender Rexhepi – Zejdi thotë se zgjedhjet mund të mbahen kur të sigurohen kushte normale për qytetarët dhe partitë, ndërsa si periudhë më të përshtatshme e shohin fundin e muajit korrik.

Skender Rexhepi Zejdi, Alternativa: “Për ne si Alternativë më e rëndësishme ishte çështja e shëndetit të qytetarëve andaj dhe u kyçëm në të gjitha instancat që në kuadër të pandemisë t’i shërbejmë shëndetit të qytetarëve, megjithatë çështja e procesit zgjedhor u desht të shtyhet. Për atë arsye konsiderojmë se zgjedhjet e ardhëshme duhet të jenë konform një marrëveshjes së përbashkët të gjitha subjekteve politike sepse edhe shtyrja u bë me atë marrëveshje. Kështu që gjithçka do të vendoset në takimin e ardhëshëm të liderëve, ndërsa qëndrimi i Alternativës është që zgjedhjet në çdo kohë janë të mirëseardhura se ndryshimet ju duhen qytetarëve, por megjithatë koha më e përshtatshme për tu përmbush disa hapsira tjera njerëzore, konform mundësisë që të kemi një fushatë dinjitoze, të kemi një fushatë ku do të prezentohet platforma, pavarësisht se do jetë në rrethana tjera kjo fushatë, por do të duhet çdo kush të ketë çka të prezentojë. Korriku apo fundi i korrikut do të ishte më i përshtatshëm për ne, si qytetarë jo si Alternativë, pra flas si qytetar dhe si shqptar në përgjithësi”. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments