16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaSkandali i on-line parlamentit / Deputeti argjentinas u kap në aksion...

Skandali i on-line parlamentit / Deputeti argjentinas u kap në aksion “të nxehtë” me partneren e tij në mes të një seance kongresi

Një deputet argjentinas është pezulluar pasi një aparat fotografik e ka parë atë duke ledhatuar partneren e tij përpara se ai t’i hiqte pjesërisht bluzën gjatë një seance virtuale të dhomës së ulët të Kongresit.

Gjatë një seance speciale të ndjekur nga disa ligjvënës drejtpërdrejt, shumica prej tyre përmes lidhjeve video, politikani Juan Emilio Ameri u filmua i ulur me partneren e tij përpara një akti të pahijshëm.

Menjëherë pas incidentit, i cili u bë viral në internet dhe shkaktoi zemërim publik në Argjentinë, ligjvënësit votuan për pezullimin e Amerit.

Ameri është një anëtar i koalicionit qeverisës nga provinca veriore e Salta. Ameri i tha radios lokale se ndihej keq për gjithçka që kishte ndodhur.
Ai shtoi se lidhja e tij e internetit ishte e dobët dhe se nuk ishte në dijeni se ai ishte kapur në një moment intim me partneren e tij.

Koalicioni qeverisës do t’i bëjë thirrje komisionit të përcaktojë së shpejti sanksionet përfundimtare ndaj Ameri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments