Një objekt kulti, më saktësisht një xhami në qytetin e Manastirit, është shndërruar në servis veturash, duke shkaktuar reagime dhe indinjatë në opinionin publik.
Sipas burimeve lokale, në ambientet e xhamisë tashmë po kryhen punime mekanike dhe mirëmbajtje automjetesh, gjë që për shumë qytetarë përbën fyerje ndaj një vendi të shenjtë për besimtarët myslimanë, përcjell Almakos.
Ajo që ka ngritur më shumë pikëpyetje është heshtja e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) dhe e institucioneve përkatëse shtetërore, të cilat deri më tani nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim apo reagim publik në lidhje me këtë çështje delikate.Edhe më keq që nga viti 2001 institucionet Komunale të Manastirit nukl lejojnë riparimin e MINARES
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe rivlerësim të statusit të objektit, në mënyrë që ai t’i rikthehet funksionit të tij fetar dhe të mos përdhoset më me veprimtari të tilla.
