Nga Qendra për Ski “Kodra e Diellit” në Tetovë njoftojnë se prej ditës së nesërme nuk do të ketë aktivitete të rrëshqitjes me ski, përcjell TV21. Shkak për këtë janë temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve të borës.
“Njoftojmë dashamirët e skijimit se për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të pafavorshme për skijim, nga nesër Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” nuk do jetë në funksion deri në reshje të reja dëbore. Për çdo ndryshim do të jeni të informuar me kohë”, njoftojnë nga Qendra për Ski “Kodra e Diellit”./tv21.tv