8.8 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaEkonomiKa ende punëtorë që nuk e kanë marrë K15

Ka ende punëtorë që nuk e kanë marrë K15

K-15 është paga shtesë që duhet të paguhet deri në fund të dhjetorit, shkruan Alsat.

Këtë vit për here të parë marrin edhe 138 mijë punëtorë edhe të sektorit publik, ndërsa disa sektorë si shëndetësia, arsimi, policia, dhe ndërmarrjet publike tashmë kanë paguar K-15 për punëtorët e tyre.

Disa qytetarë ende nuk kanë marrë pagën shtese të njohur si K-15 ndërsa disa tjerë që veç më e kishin marrë e kishin shpenzuar për të pritur festat e fund vitit.

Qytetari: Po, pranuam K-15

Gazetari: E harxhuat?

Qytetari: Po, dhe atë dyfishtë pranuam.

Edhe një qytetar tjetër thotë se e ka marrë K15.

Qytetari: Po,

Gazetari: Ku do e harxhoni apo e keni harxhuar me?

Qytetari: Do e harxhojmë në dhurata për vit të ri.

Ndërsa pati qytetarë që ende nuk e kanë marrë.

Qytetari: Jo ende jo,

Gazetari: Perse?

Qytetari: Nuk e di, nuk japin.

Edhe një qytetarë që tha se ishte i punësuar në sektorin privat, tha se nuk e ka marrë K15.

Qytetari: Jo, Jo, ende jo

Gazetari: Perse?

Qytetari: Sepse te unë nuk japin.

Gazetari: Ku je i punësuar?

Qytetari: Në privat, dhe ende nuk kam marrë.

Sipas ligjit, çdo punëtor me të paktën gjashtë muaj punë të vazhdueshëm ka të drejtën e K-15, pavarësisht nëse është për kohë të caktuar apo të pacaktuar.

Shuma minimale për K-15 është rreth 14.700 denarë  apo 40 % nga paga mesatare në tremujorin e fundit. Fundi i muajit dhjetor është afati ligjor kur kompanitë dhe punëdhënësit kanë detyrimin për të paguar regresin apo të njohur si K-15./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments